• Vlerësimi Mbi bazen e kerkesave te institucioneve kredituese, bleresve, organizmave nderkombetare, gjykatave ose prokurorive, paleve ne nje proces gjyqesor, Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Agjencive Imobiliare, Ortakeve ne nje Shoqeri Tregtare, Shoqerive te Sigurimit etj, pergatit raportet e Vleresimit te Pasurive te Paluajtshme.

  • Kadaster Vlerësimi sh.p.k bën shënimin e të dhënave për sipërfaqet e tokave bujqësore, të pyjeve, të kullotave, të livadheve dhe të tokave jobujqësore si dhe ndryshimet që bëhen në to pas regjistrimit fillestar.

  • Gjeodezia Gjeodezia është shkenca që merrët me matjet në, nën dhe mbi sipërfaqën e tokës si dhe me përcaktimin e formës, përmasave dhe fushës së gravitetit të Tokës.

Mirësevini në web faqen tonë Vlerësimi Sh.p.k

Sherbimi kryesor eshte “Vleresimi i Pasurive te Paluajtshme”. Mbi bazen e kerkesave te institucioneve kredituese, bleresve, organizmave nderkombetare, gjykatave ose prokurorive, paleve ne nje proces gjyqesor, Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Agjencive Imobiliare, Ortakeve ne nje Shoqeri Tregtare, Shoqerive te Sigurimit etj, pergatit raportet e Vleresimit te Pasurive te Paluajtshme.

Këto të dhëna më posht janë në përputhshmëri me standardet europiane të pasurive të paluajtshme EVS, mjaft të nevojshme për tu njohur dhe për tu perdorur në këtë sektor.

Prona është gjithqka qka mund të zoterohët. Pasuria e paluajtshme përkufizohet si toka dhe gjithqka qka përmirsimet natyrale dhe njerzore përmanente që lidhën me të, duke përfshirë ajrin dhe të drejtën e mineraleve.

Sipas përkufizimit në Kodin Civil sende të paluajshtme prej natyre janë toka,burimet e rrjedhjet e ujëvarave, druret që janë lidhur me tokë.

Pasuritë e paluluajtshme i klasifikojm në dy kategori:
1.  Prona rezidenciale dhe
2.  Prona jorezidenciale


Në pronat rezidenciale hyjnë pronat që kanë strehim për individet si shtepitë dhe apartamentët.

Në pronat jorezidenciale janë banesat për grupe familjesh.Pronat jorezidenciale ndahën në vetvete në disa nënkategori:

  1. Prona komerciale,
  2. Prona industriale
  3. Hotele dhe motele
  4. Prona për shlodhje dhe argëtim
  5. Prona institutcionale

Pronat komerciale përfshishijn zyrat dhe hapësirat për shitje me pakicë. Të dy llojet e pronave i gjejm si njësi individuale ose të grupuara në të ashtuquajtura Qendër Biznesi apo Qendër Tregtare.

Pronat industriale janë ndërtime të përdorura për industrinë e lehtë dhe industrinë e rëndë, si dhe hapësirat që shfrytëzohen si magazina.

Hotelet dhe motelet ndryshojnë në varësi të madhesisë dhe lehtësirave që kanë në dispozicion. Ato mund të ndodhën pranë autostradave,pranë objektëve dhe zonave turistike.

Në këto prona mund të ofrohën dhe shërbime tjera si : pishina, restorante,fusha golfi, etj.

Pronat për shlodhje dhe argëtim përfshijnë ndërtime me përdorime tepër të specializuara si: shtëpi pushimi, komplekse sportive etj.

Pronat institutcionale janë prona që përdorën nga institutcione të veqanta si psh. Agjensitë qeveritare, shkolla, spitale etj. Zakonisht ato janë të projektuara për një qëllim specifik dhe nuk mund të përshtatën lehtësisht për përdorime të tjera. Këto të fundit janë kryesisht pronat shtetërore.


Qëllimi i vlersimit ka rëndësi te veqantë duke marrë parasyshë sepse për një pronë të njejtë  në kohe të njejtë kemi vlera të ndryshme, këto vlera varën nga qëllimi për të cilin bëhët vlerësimi.

Kemi lloje të ndryshme të qëllimeve: vlerësim për shitje, vlerësim për blerje,qëllim huadhenje, vlerësim për qëllime sigurimi, për raportime financiare, qëllime të shpronsimeve të detyrueshme, vlerësim për vendosjën e taksave, etj.

Po ashtu kemi edhe disa faktorë që mund të shkaktojnë ndryshime në vlerën e pronës dhe në vlerat midis pronave. Vlera është funksion I ofertës dhe kërkesës prandaj për të studiuar shkaqët që sjellin ndryshimet në vlerë duhët të studiohën shkaqët që qojnë në ndryshimin e ofertës dhe kërkesës. Ne dimë disa faktorë që ndikojnë në vlerë të tregut.

  1. Rritja apo ulja e numrit të popullsisë,
  2. Ndryshimet në shpërndarjën e popullsisë sipas moshës,
  3. Ndryshimet në raportin të martuar/beqar,
  4. Ndryshimet në shije dhe modë,
  5. Ndryshimet e zonave në modë,
  6. Ndryshimet në tipin e shoqërisë,
  7. Ndryshimet në teknologji,
  8. Ndryshimet në metodat e ndërtimit,
  9. Ndryshimi në kostot e ndërtimit,
  10. Ofertat në para,
  11. Kostot financiare,
  12. Cdo përmirsim apo keqësim në kuptimin e komunikimit,
  13. Planet rregulluese
  14. Vendodhja e pronave,
  15. Afërsia me shërbimet lokale
  16. Dalja në rrugë dhe gjatësia e frontit
  17. Planimetria e një siperfaqeje,
  18. Sipërfaqja e tokës,
  19. Pjerrësia e tokës dhe pozicioni I pjerrësis me frontin
  20. Ekspozimi etj.